Telegrafi

Duhej të ishte miqësore mes brazilianësh – Sandro tregon lëndimin që pësoi pas pezullimit të takimit ndaj Argjentinës

(Foto: Instagram/alxsndro12)

Mbrojtësi i krahut, Alex Sandro, e ka publikuar një fotografi të tijën, në të cilën shfaqet pas një lëndimi në një ndeshje miqësore me Brazilin – ndërsa ky reagim ka ardhur pas pezullimit të sfidës kualifikuese për Kampionatin Botëror kundër Argjentinës.

Ndeshja ndërmjet dy rivalëve jugamerikanë u suspendua me arsyetimin se katër lojtarë argjentinas dyshohet se shkelën kufizimet braziliane për COVID-19.

Policia federale dhe autoritetet shëndetësore braziliane hynë në fushë për ta ndalur ndeshjen, shtatë minuta pas fillimit, pasi zbuluan se katër lojtarë të Argjentinës nuk iu bindën kufizimeve të vendosura në kuadër të pandemisë kundër coronavirusit.

(Foto: Instagram/alxsndro12)

Njerëzit që kanë qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar, Afrikën e Jugut ose në Indi, nuk kanë të drejtë të hynë në Brazil, pos nëse janë shtetas braziliani ose kanë lejeqëndrim të përhershëm në atë vend.

Lexo po ashtu Zbulohet biseda e ashpër e Lionel Messit me zyrtarin shëndetësor të Brazilit për shkak të anulimit të ndeshjes

Ndeshja u pezullua zyrtarisht, ndërsa Brazili zhvilloi një miqësore të brendshme, gjatë të cilës mbrojtësi i Juventusit pësoi një lëndim dhe e publikoi fotografinë e qasjes së vrazhdë të bashkëlojtarëve ndaj tij.

“Brazili kundër Brazilit”, ka shkruar Alex Sandro duke ia bashkëngjitur një simbol duke qeshur. /Telegrafi/