Hulumtimi i cili ka sjellë këto rezultate është kryer me rreth 5.000 kinezë mes moshave 35 e 74 vjeçare. Të anketuarit nuk kanë qenë të prekur nga asnjë formë e sëmundjeve kardiovaskulare dhe kanë qenë seksualisht aktiv në periudhën më të shkurtër, se gjashtë muaj para fillimit të hulumtimit.
“Edhe studimet e mëhershme kanë dëshmuar se, ekziston lidhja mes çrregullimit erekcional dhe pirjes së duhanit. Megjithatë, shumica e atyre studimeve është kryer me të anketuar që kanë vuajtur nga tensioni i lartë i gjakut, diabeti apo njerëz me probleme në sistemin e qarkullimit të gjakut. Studimi në fjalë, për herë të parë është kryer në mesin e njerëzve të shëndoshë”, ka thënë autori i studimit Jiang He.
Studimi ka dëshmuar që duhanpirësit mesatarisht kanë 41 për qind më shumë gjasa, sesa ata që nuk konsumojnë duhan, të preken nga impotenca. Sa më i madh të jetë numri i cigareve të konsumuara gjatë ditës, aq më i madh është rreziku nga impotenca.
Për shembull, meshkujt të cilët më së shumti pinë 10 cigare në ditë, kanë 27 për qind gjasa që në një periudhë të caktuar të jetës, të bëhen impotent, e nëse numri rritet në mbi 20 cigare, atëherë gjasat për impotencë rritet në madje 65 për qind.
Është përfunduar se, madje 22.7 për qind e rasteve të impotencës në mesin e kinezëve të cilët nuk kanë probleme me zemër, qarkullim të gjakut dhe enë të gjakut, janë shkaktuar nga pirja e duhanit.