Ish-sulmuesi i Barcelonës, francezi Christophe Dugarry ka shfryer drejt Neymarit për paraqitjet e tij me gjigantin francez, Paris Saint-Germain.
Dugarry njihet për deklarata e tij kontroverse dhe gjithmonë kritikon lojtarët e mëdhenj dhe figura të njohura të futbollit, ku ndër to ishin Francesco Totti, Zlatan Ibrahimovic, por edhe Louis Van Gaal.
Ish-sulmuesi francez nuk është përmbajtur fare dhe ka adresuar menjëherë kritikat edhe në drejtim të Neymarit për ndeshjen e tij kundër Marseilles të dielën.
“E diela ishte e padurueshme .. ai vetëm dëshironte të luante në krah për argëtim dhe e bënte ndeshjen e komplikuar”, ka thënë fillimisht Dugarry për L’Equipe.
“Nuk është Neymari i Topit të Artë që ne të gjithë imagjinonim”, shtoi francezi.
“Ai luajti sikur ai të ishte në kopsht me shokët e tij, apo edhe sikur të shihte shokët e tij”.
“Neymar luajti ndeshjen më të keqe që e kam parë ndonjëherë”.
“Ai ishte absolutisht i padobishëm, ku është Neymari i ndeshjes së parë që i dha topin me prekjen e parë ose të dytë, që lëvizte dhe përshpejtonte lojën?”, përfundoi ish-sulmuesi francez. /Telegrafi/