Heidenheim dhe Werder Bremen i kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e dytë në kuadër të play-offit të Bundesligës.
Ndeshja e parë kishte përfunduar 0-0, ndërsa sonte nga ora 20:30, dy skuadrat do të kërkojnë fitoren për t’u futur në Bundesliga apo për të qëndruar aty.
Heidenheim tenton të bëhet pjesë e elitës së futbollit gjerman, ndërsa Werderi i Milot Rashicës shpreson që të vazhdojë të luajë aty edhe në edicionin e ri.
The stage is set 🏟️
90 minutes to kick-off in Heidenheim. #werder #SVWFCH pic.twitter.com/Ah1Ct4qAaI
— SV Werder Bremen EN (@werderbremen_en) July 6, 2020
Për këtë takim, vendasit do të jenë pa lojtarët si, Arne Feick dhe Maximilian Thiel, që janë të lënduar.
Në anën tjetër, mysafirët nuk mund të llogarisin në Nuri Sahin, Romano Schmid dhe Kevin Mohwald, që janë të lënduar, ndërsa Niklas Moisander ka karton të kuq.
Formacioni startues i Heidenheim: Muller; Busch, Mainka, Beermann, Theuerkauf; Leipertz, Griesbeck, Dorsch, Schnatterer; Thomalla, Kleindienst.
Formacioni startues: i Werder Bremenit: Pavlenka, Vogt, Augustinsson, Milot Rashica, Osako, Veljkovic, Sargent, Selassie, Klaassen, Friedl, Eggestein. /Telegrafi/
As big as it comes for these XI players tonight 📋#werder #FCHSWV pic.twitter.com/arpLKBkP8X
— SV Werder Bremen EN (@werderbremen_en) July 6, 2020