Siç ka rezultuar, ata kanё arritur nё pёrfundimin se dora e njeriut përmban një pasuri tё madhe informacioni. Duke qenё se duart e foshnjёs formohen qё nё fillimet e ngjizjes, hulumtuesit duan tё arrijnё nё zbulimin mё tё hershёm tё krijimit tё qenies njerёzore, qё tё mund tё sigurojnë informacion pёr mirёqёnien e njeriut nё tё ardhmen.
Për shembull, qindra studime kanë treguar se raporti i gjatёsisё sё gishtit tregues me gishtin e unazës – lidhet me shumë tipare
Dhe nё tё vërtetё, ngjashmёria e duarve tregon shenja tё mira për personin. Nёse gishtat e dorёs sё majtë tё njё mashkulli pёrputhen shumё mirё me gishtat e dorёs sё djathtё, tregon se ai ёshtё i prirur qё tё ketё me shumё sasi spermë dhe spermatozoide mё tё shpejtё, krahasuar me njё tjeter qё nuk ka pёrputhshmёri tё mirё tё gishtave tё duarve. Njё tjetёr studim ka zbuluar se burrat qe nuk u pёrputhen gishtat e te dyja duarve, raportojnё pёr mё shumё raste depresioni.
Është e njohur se njerëzit me sindromёn Down dhe njerëzit me sindromën e fetusit tё alkoolizuar, si dhe foshnjat e grave që i kishte zënё fruthi ndërsa ishin shtatzëna, shkruan Anabel, kanë më shumë gjasa se sa njerëzit e tjerë që të ketë një vijë horizontale që shtrihet nga një skaj i pёllёmbёs nё skajin tjetёr.
Disa studime sugjerojnë se modelet anormale nё gjurmët e gishtave, të tilla si ato me një numër më të lartë se mesatarja- e dredhave, vijave harqe apo “gërxheve”- , duket se ndodhen më shumë nё mesin e njerëzve me skizofreni dhe njerëzve që zhvillojnë diabet në moshën e mesme , ndoshta duke sinjalizuar se ka patur një tentavivё pёr ndёrprerje shtazënie pёr shkak tё sëmundjes së nënës. Dhe meshkujt kanë më shumë gjasa që të ketë modele jonormale nё gjurmët e gishtave sesa femrat. Sipas studiuesve, kjo ndoshta ka tё bёjё me faktin se embrionet e meshkujve janë më të prekshëm ndaj ndikimeve mjedisore, sesa embrionet e femrave.
Për shkelësit e ligjit që u pёlqen ushqimi pikant, ky zbulim mund të jetë më parashikuesi nga tё gjithë, të paktën kur është fjala se ku do tё jetojnё ata 5 deri nё 10 vitet e fundit. /Telegrafi/