Rajagopal Naik nga India, ka arritur ta mbyt me duar të thata një leopard që e kishte sulmuar.
Gjithçka ndodhi në rajonin Hasan, kur po kthehej me motoçikletë në shtëpi së bashku me gruan dhe djalin, transmeton Telegrafi.
Kafsha e egër ishte shfaqur para tij, papritmas pasi ishte fshehur në shkurre dhe menjëherë i ishte vërsulur.
https://twitter.com/revathitweets/status/1364400371179810816?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1364400371179810816%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F3633821%2Fgolim-rukama-ubio-leoparda-zver-mu-napala-zenu-i-dete-ucinio-je-nemoguce-da-ih-zastiti-uznemirujuce
Ai filloi t’ia kafshojë këmbën djalit të tij e më pas i ishte vërsulur edhe gruas – e duke parë se nuk kishte alternativë tjetër vendosi të ballafaqohet me të.
Rajagopali e kapi për fyti leopardin dhe filloi ta godet me bërryl në kokë. Pavarësisht se leopardi nuk dorëzohej, burri nga India nuk e lëshoi derisa e neutralizoi.
Ngufati kafshën e egër, por Rajagopal nuk shpëtoi lehtë – pësoi lëndime në kokë. E banorët lokalë nuk u besonin syve kur e panë burrin të mbuluar në gjak. /Telegrafi/