Site icon Telegrafi

“Duam pagat tona” – punëtorët e arsimit në Viti protestojnë para Qeverisë së Kosovës, mbështeten nga BSPK-ja dhe SBASHK-u

Punëtorët e arsimit nga Komuna e Vitisë sot kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës, për shkak të mosekzekutimit të pagave për muajin shtator.

Me pankarta në duar “Duam pagat tona”, “Edhe Vitia është pjesë e Kosovës”, punëtorët vitias bënë thirrje para qeverisë që mos të neglizhohen, sepse sipas kryetarit të kësaj komune, Sokol Haliti, kjo vonesë ka shkaktuar shqetësim të madh te punëtorët e arsimit.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, ka thënë se mësimdhënësit vitias e kanë zërin e tyre që i mbron, atë të sindikatave.

“Edhe nëse nuk del dikush nga qeveria, ne jemi këtu, janë gjithashtu edhe kryetarët e sindikatave të institucioneve të arsimit të komunës së Vitisë”, ka thënë Jashari.

Ai theksoi se java e ardhshma mund ta gjejë Vitinë në grevë dhe sipas tij, nëse do të ndodhë një gjë e tillë, Jashari thekson se do të ketë veprime sindikale edhe në komuna tjera.

“I kam kërkuar zgjidhje ministrit Murati edhe përmes një letre dhe i kam kërkuar që të lënë inatet me një anë, sepse mësimdhënësit nuk kanë fajë asgjë”.

Edhe Atdhe Hykolli nga BSPK është ka shprehur shqetësimin e tij se pse ka ardhur deri këtu që pagat të mosekzekutohen.

“Njerëzit kanë obligime, ne e kemi të vetmën mundësi që të punësuarit në Kosovë t’a mbajnë familjen me këto rroga, andaj edhe njëherë iu bëjë thirrje nga partneri social dhe të bëjë ekzekutimin e pagave”.

Ndryshe, përmes kësaj proteste, mësimdhënësit vitias shprehën pakënaqësinë e tyre, duke theksuar se kjo është hera e parë që ndodhë një vonesë e tillë./Telegrafi/

 

 

Exit mobile version