Javën e kaluar, një grup i “aktivistëve të dashurisë” janë mbledhur në rrugën e Bay of Bloor në Toronto për të nënshkruar një peticion, i cili kërkon që Facebook të shtojë edhe butonin e dashurisë në rrjetin e saj social.
Momentalisht, anëtarët e Facebook e kanë mundësinë e pëlqimit të fotografive, komenteve apo postimeve të ndryshme në këtë rrjet social, përmes klikimit të butonit “Like”, mirëpo opsioni i dashurisë ende nuk është i mundshëm aty.
Një medium lokal ka raportuar se një grup i njerëzve janë mbledhur para zyrave të Facebook Canada për të shpërndarë materiale promovuese, të cilat kanë vetëm një kërkesë: inkorporimin e butonit “Love” në Facebook. / Telegrafi /