Telegrafi

“Dua të punoj sërish me të”, Conte shpreson që Eriksen të kthehet te Tottenhami

Antonio Conte pranon se do të dëshironte të punonte përsëri me Christian Eriksen pasi ata kishin kaluar një kohë të mirë të bashku te Interi.

Reprezentuesi danez iu bashkua Brentfordit pasi ndërpreu kontratën me Interin me marrëveshje të përbashkët.

Eriksenit i është implantuar një defibrilator për rregullimin e ritmit të zemrës dhe ai nuk mund të luajë me një pajisje të tillë në Serie A. Për këtë arsye Interi dhe 29-vjeçari vendosën të ndahen në fund të vitit.

Lexo po ashtu Fjalët e para të Eriksenit pas kalimit te Brentfordi dhe rikthimit në futboll

Danezi iu bashkua Interit të Antonio Contes në një marrëveshje prej 20 milionë eurosh nga Tottenham në janar 2020 dhe trajner italian shpreson të punojë përsëri me të në të ardhmen.

“Sigurisht, Eriksen është pjesë e historisë së Tottenhamit dhe të rikthehem këtu mund të jetë një mundësi e mirë për mua, atë dhe klubin”, ka thënë fillimisht Conte në një konferencë për shtyp.

“Unë jam personi i parë që jam i lumtur ta shoh përsëri në fushë. Ne kaluam një kohë të mirë te Interi, fituam ligën dhe kaluam dy sezone të rëndësishme së bashku dhe i uroj atij më të mirat”.

 

“Ju nuk e dini se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen. Do të ishte mirë që unë ta kisha përsëri dhe të punonim së bashku”, përfundoi trajneri i Spurs.

Eriksen nënshkroi një kontratë gjashtëmujore me Brentford me një opsion për një sezon të mëtejshëm. /Telegrafi/