Site icon Telegrafi

Drunjtë parandalojnë astmën

Shkencëtarët nga Universiteti Columbia në New York, kanë llogaritur se nëse në një sipërfaqe prej një kilometër katrorë ka 343 drunj, atëherë rreziku i fëmijëve (të moshave ndërmjet katër dhe pesë vjet) për të fituar astmën, është më i vogël për 25%.

Sipas këtij mendimi, drunjtë ndikojnë pozitivisht në kualitetin e ajrit dhe njëkohësisht i nxisin fëmijët për aktivitet fizik.

Vetëm në SHBA, ndërmjet viteve 1980 dhe 2000, numri i fëmijëve me astmë është dyfishuar, sidomos në vendet urbane. Ndërsa në New York astma është shkaktari kryesor i shtrirjes së fëmijëve nën moshën 15-vjeçare në spital. Astma te fëmijët njujorkezë është e përfaqësuar me 3% të numrit të përgjithshëm të tyre.

Në bazë të këtij studimi të publikuar në revistën, Journal of Epidemiology and Community Health, shkencëtarët u kanë rekomanduar autoriteteve që deri në vitin 2017 të mbjellin miliona drunj në New York.

Exit mobile version