Telegrafi

Dropbox – integrimi me Facebook

Krejt çfarë nevojitet për fillimin e përdorimit të këtij funksionaliteti është të ndërlidhen llogaritë shfrytëzuese në Dropbox dhe Facebook. Pas kësaj, çdo herë gjatë ndarjes do të paraqitet lista e miqve nga Facebook të cilëve mund të mundësoni qasjen në përmbajtjen e deponuar.

Dropbox është një shërbim i shkëlqyeshëm, i thjeshtë për përdorim, me një numër të madh të shfrytëzuesve. Por, në kohë të fundit po paraqiten gjithnjë e më shumë alternativa të lojtarëve të mëdhenj. iCloud i Apple zëvendëson një pjesë të funksionalitetit të Dropboxit, Amazon ka sistemin e vet për deponimin në re, e Google është duke shkuar në atë drejtim. Goditjen e fundit Dropboxit mund të ja shkaktoj SkyDrive i Microsoftit i cili do të jetë i integruar në Windows 8 me 25 GB hapësirë (në Dropbox zakonisht fitohen 2 GB pa pagesë). /Telegrafi/