Telegrafi

Dropbox arrin në 400 milionë përdorues

Edhe pse kompania nuk ka zbuluar saktësisht se sa përdorues prej rreth 400 milionë llogarive të regjistruara i përkasin përdoruesve aktivë, Dropbox ka shpjeguar se ajo ka më shumë se 100.000 klient të biznesit që e përdorin shërbimin me pagesë.

Dropbox është një shërbimin për ruajtjen e të dhënave që që filloi në vitin 2008 dhe ofron mundësinë e ruajtjes së të dhënave në “re”, sinkronizimin e fajllave, hapësirën personale, dhe softuerin për klientë.

Në një intervistë të dhënë këtë javë, drejtori i Dropbox, Dreë Houston shpjegon se përdoruesit masiv të kompanisë nuk janë vetëm ata që jetojnë në SHBA, sepse rreth dy të tretat e tyre janë në SHBA, ndërsa pjesa tjetër jashtë këtij vendi. (Telegrafi)