Site icon Telegrafi

Droni turk kishte lokalizuar mbetjet e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian, pamje nga droni

Droni turk kishte gjetur atë që pretendohet se ishin rrënojat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian Ebrahim Raisi, i cili humbi jetën së bashku me ministrin e Jashtëm, Hossein Amir Abdollahian.

Bëhet fjalë për dronin “Akinci”, që identifikoi burimin e nxehtësisë së fluturakes (motorin), kurse pamjet e këtij momenti janë publikuar, transmeton Telegrafi.

Pas rrëzimit të djeshëm të helikopterit që transportonte presidentin iranian, ministri turke e Mbrojtjes aktivizoi një dron dhe helikopterin e tipit “Cougar” që kanë mjete për vëzhgim gjatë natës.

Lexo po ashtu Kush ishte presidenti iranian Ebrahim Raisi?

Gjatë tërë natës fluturuan derisa lokalizuan mbetjet e helikopterit të rrëzuar, kurse pamjet u janë shpërndarë edhe mediave.

Nga ky rrëzim i helikopterit, përpos presidentit iranian dhe ministrit të Jashtëm, kanë humbur jetën edhe gjashtë persona tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version