Koreja e Jugut ka ngritur në ajër aeroplanët dhe helikopterët luftarakë – duke shkrepur disa plumba paralajmërues pasi që fluturaket pa pilot të Koresë së Veriut kanë shkelur hapësirën e tyre ajrore, ka njoftuar ushtria jugkoreane.
“Ushtria e Seulit ka përcjellë dronët që kishin kaluar linjën e demilitarizuar, dhe janë vërejtur duke fluturuar në qytetin perëndimor Gimpo rreth orës 10:25”, thuhet në kumtesën e ushtrisë jugkoreane, transmeton Telegrafi.
Aeroplani ushtarak i ushtrisë jugkoreane KA-1 është rrëzuar pak momente pasi ishte ngritur në ajër nga baza ajrore Wonju në lindje të vendit, ka njoftuar një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes.
Të dy pilotët kanë arritur t’i shpëtojnë më të keqes, duke u katapultuar para se të përfundonte në tokë fluturakja e tyre. Ata janë dërguar me urgjencë në spital për trajtim.
Ministria e Transportit e Koresë së Jugut, ka njoftuar se fluturimet nga aeroportet Incheon dhe Gimpo u pezulluan pas një kërkese nga ushtria.
Pezullimi hyri në fuqi në orën 13:08 me kohën lokale në Gimpo dhe në orën 13:22 në Incheon. Ajo zgjati rreth një orë, domethënë hapësira ajrore u hap rreth orës 14:10, tha një zyrtar i ministrisë për Reuters. /Telegrafi/
#NorthKorean drones flew into #SouthKorean airspace. A South Korean military aircraft crashed while trying to shoot them down. The pilots ejected. pic.twitter.com/Y0u9cL79rb
— NEXTA (@nexta_tv) December 26, 2022