Rreth 3500 policë pritet të angazhohen nesër (e enjte) gjatë vizitës së presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan në Athinë.
Kufizimet e qarkullimit do të jenë në fuqi që nga mëngjesi i hershëm, raporton ekathimerini.
Udhëheqësi turk do të jetë në Athinë për të marrë pjesë në punën e Këshillit të Lartë për Bashkëpunim midis Greqisë dhe Turqisë.
Snajperistët e Njësisë Speciale Shtypëse Anti-Terroriste (EKAM) do të vendosen rreth qytetit dhe forcat speciale të policisë do të ndjekin autokolonën e liderit turk.
Shërbimi Informativ Kombëtar (EIP) është gjithashtu i gatshëm të organizojë sigurinë gjatë vizitës së presidentit turk.
Erdogan tha para vizitës se ai mezi po pret që të hap një faqe të re dhe se donte që të dyja palët të ishin të kënaqura.
“Kyriakos, miku im, ne nuk të kërcënojmë nëse nuk na kërcënon”, tha Erdogan se do t’i thotë kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis.
Presidenti turk shtoi se “nuk ka asnjë problem që nuk mund ta zgjidhim me dialog, bazuar në vullnetin e mirë të ndërsjellë”.
Erdogan tha se deklarata e mëparshme për Greqinë – se turqit mund të “vinin papritur një natë” – i referohej elementeve terroriste që kërcënojnë sigurinë e vendit tonë. /Telegrafi/