Telegrafi

Drita zhvillon sfidën finale të fazës preliminare në LK kundër Linfield

Kampioni i Kosovës, Drita, sot (e martë) zhvillon sfidën finale të fazës preliminare në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja kundër skuadrës së Linfield është caktuar të fillojë nga ora 18:00 në Nyon të Zvicrës.

Fidan Gërbeshi që fillimisht kishte rezultuar pozitiv në coronavirus, në testin e radhës ka rezultuar negativ. Ndërkohë, Bujar Shabani (edhe pse ka rezultuar negativ) i ishte kërkuar nga UEFA që të vetizolohej për shkak të kontaktit me bashkëlojtarin e tij.

Drita kishte reaguar me një postim duke thënë se UEFA “po vepron me standarde te dyfishta, ku vetizolon lojtarin që rezulton katër herët e fundit negativ”.

Ndërkohë pritet të shihet nëse dy futbollistët e përmendur do të marrin dritën e gjelbër për të luajtur. /Telegrafi/