Rreth shtatë mijë tifozë të grupit “Intelektualët”, planifikohet të marrin rrugën nga Gjilani në Prishtinë për të përkrahur skuadrën e tyre Dritën, në ndeshjen finale të Kupës së Kosovës në futboll.
Numër përafërsisht i njëjtë i tifozëve, pritet të jenë përballë tyre në stadium, shkruan Koha Ditore. Tifogrupi i klubit Prishtina, finalistes tjetër të Kupës, beson se të shtunën po kaq do të jetë në numër në stadiumin e kryeqytetit.Të dy grupet e tifozërive, thonë se përgatitjet i kanë kryer tashmë për të dhuruar spektakël, por edhe për të shpëtuar sezonin e skuadrave të tyre.
Të shtunën, do të ketë një fitues të madh dhe një humbës po aq të madh. Të dy skuadrat nuk kanë përmbushur ambiciet në kampionat: Prishtina ka përfunduar e teta, kurse Drita do të luajë në barazh për mbijetesë, por triumfi në finale të Kupës, do t’i mundësojë njërës skuadër të garojë në Ligën e Evropës.
UEFA tashmë ka konfirmuar një biletë për skuadrën fituese të Kupës dhe kampionin, që është Ferronikeli. Finalja e Kupës zhvillohet të shtunën nga ora 16:00 në stadiumin e qytetit në Prishtinë.
Zyrtari për media i grupit të tifozëve “Intelektualët”, Jeton Rashiti, thotë se interesimi për të marrë një biletë për pjesën veriore të stadiumit të Prishtinës ku edhe do të jenë përkrahësit e Dritës, është shumë i madh