Njëri nga kandidatët kryesor për titull të kampionit në Kosovë padyshim se është edhe Drita nga Gjilani.
Gjilanasit po qëndrojnë në Ohër për fazën përgatitore ku kanë zhvilluar edhe disa ndeshje miqësore.
Në ndeshjen miqësore të ditës së sotme, Drita ka mposhtur me rezultat të thellë 3-0 skuadrën maqedonase Pobeda.
Bardh e kaltërtit zhvilluan një ndeshje të mirë ku dominuan nga fillimi deri në fund.
Trajneri Bekim Isufi i provoi të gjithë futbollistët që ka në skuadër në këtë sfidë.
Kastriot Rexha shënoi golin e parë në ndeshje ndërsa pas tij realizoi edhe Ergin Thaqi.
Transferimi më i ri i Dritës, Haxhi Neziraj debutoi me gol duke shënuar për rezultatin përfundimtar 3-0. /Telegrafi/