Site icon Telegrafi

Drita synon kalimin në gjysmëfinale me një fitore ndaj Ulpianës, formacionet zyrtare

Drita dhe Ulpiana kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Gjilanasit janë nikoqir të lipjanasve në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, me fillim nga ora 13:00.

Ekipi i Ardian Nuhiut nuk di për fitore në katër ndeshjet e fundit, me dy humbje dhe dy barazime radhazi, por synon t’i kthehet fitores ndaj Ulpianës dhe të vazhdojë garën në gjysmëfinale të Kupës.

Në anën tjetër, ekipi i Edlir Tetovës gjithashtu është në formë të dobët dhe rrezikon rënien në kampionat, por gjithashtu do tentoj befasinë në këtë pikë të Kupës së Kosovës.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me shumë ndryshime në formacionet titullare.

Drita: Rexhepi; Islami, Bardhoku, Balde, Blakqori; Jashari, Krasniqi, Fazliu; Kryeziu, Simonovski, Ajzeraj;

Ulpiana: Thaqi; Shkalla, Makolli, Lekaj, Emini, Shala, Luma, Ahmeti, Musliu, Hoti, Bebeto

/Telegrafi/

Exit mobile version