Drita e ka mbyllur pjesën e parë ndaj Inter Turkut me rezultat 1-0 në kuadër të rrethit të parë të Ligës së Konferencës.
Ndeshja e parë ishte mbyllur 1-0 në të mirë të finlandezëve, ndërsa rezultati aktual i përgjithshëm është 1-1.
Me të filluar ndeshja Drita ka arritur të shënojë me anë të Marko Simonovskit që në minutën e dytë për 1-0.
Gjilanasit rrezikuan edhe disa herë tjera me Blend Baftiun dhe Arbnor Mujën, por pa sukses.
Në fund Drita shkoi me një epërsi të mirëseardhur për pjesën e dytë./Telegrafi/