Telegrafi

Drita pret Legian dhe kërkon mrekullinë, formacionet zyrtare 

Drita pret Legia Varshavën në “Fadil Vokrri” në kuadër të ndeshjes kthyese të play-offit të Ligës së Konferencës. 

Gjilanasit e humbën ndeshjen e parë në Varshavë me rezultat 2-0 dhe do të kërkojnë herë të marrin epërsinë për tu kthyer në lojë për kualifikimin. 

Trajneri Zekirija Ramadani për këtë ndeshje ka zgjedhur të luajë në portë me Faton Malokun, ndërsa mbrojtja i është besuar Besnik Krasniqit, Egzon Bejtullait, Camilo Mesas dhe Raddy Owoukas. 

Në mesfushë do të luajnë dyshja Rron Broja dhe Iliasa Zulfiji, të përkrahur nga Mustafa. 

Të avancuar janë Tushaj, Arb Manaj dhe Fressange  

Në anën tjetër te Legia luajnë emra si .. 

Ndeshja fillon në ora 20:00 dhe janë shitur afërsisht 10 mijë bileta deri tani. 


Drita: Maloku, Krasniqi, Bejtulai, Mesa, Ovouka, Zulfiji, Broja, Mustafa, Fressange, Tusha, Manaj.

Legia: Tobiasz, Pankov, Augustyniak, Barcia, Vinagre, Luquinhas, Gonçalves, Kapustka, Wszolek, Kramer, Alfarela.


/Telegrafi/