Site icon Telegrafi

Drita pëson minimalisht si mysafir nga Inter Turku në Ligën e Konferencës

Drita ka pësuar humbje nga Inter Turku me rezultat 1-0 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Veritas” në qytetin finlandez.

Rezultati pas 45 minutave të para është i barabartë 0-0.

Të besuarit e trajnerit Ardian Nuhiu kishin iniciativën në minutat e para të ndeshjes duke tentuar portën vendase.

Finlandezët në minutat në vazhdim morën kontrollin e lojës, por rastet e mira të shënimit munguan.

Pjesa e dytë ishte krejt ndryshe me raste nga të dyja palët. Të parët rrezikuan finlandezët, ku Matias Tamminen i vetëm më Faton Malokun gjuajti jashtë porte.

Drita në minutën e 56-ë del mirë nga e djathta, Besnik Krasniqi harkon në zonë, Marko Simonovski rrëzohet, por gjyqtari heshtë.

Dy minuta më pas sërish Drita në aksion me Krasniqin, i cili luan bukur me Baftiun, i ky ia kthen topin, por goditja e mbrojtësit ndalet nga mbrojtja finlandeze.

Baftiu tentoi nga distanca, por goditja e tij shkoi ngjitur me shtyllën.

Në minutën e 75-të, Drita mbetet me një lojtarë më pak, pasi Ilir Blakqori ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë.

Në po atë aksion erdhi goli i Interit, ku pas një harkim në zonë më së miri afër portës u gjend Jussi Niska që shënoi për 1-0.

https://twitter.com/DardanianFooty/status/1544724075930697728

Drita edhe me një lojtarë më pak u mundua të bëjë më shumë, por nuk arriti të gjejë golin e barazimit.

Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. /Telegrafi/

Exit mobile version