Site icon Telegrafi

Drita pëson humbje nga klubi iranian Sepahan

Drita ka zhvilluar miqësoren e parë përgatitore në Turqi. 

Kundërshtar i kampiones ishte klubi me traditë nga Irani, Sepahan.

Drita zhvilloi ndeshje të mirë, ku pati gola e raste të shumta shënimi.

Dy penalti për iranianët dhe një për kampionët tanë bënë që rezultati përfundimtar të jetë 3-1 për Sepahanin.

Tekniku Shpëtim Duro testoi të gjithë lojtarët në dispozicion.

Drita ndeshjen e ardhshme miqësore e zhvillon më 29 janar.

Kampionia shpreson në triumf në Kupën e Kosovës, ku në çerekfinale luan ndaj Vëllaznimit. Stinorin vjeshtor Drita e përfundoi në vendin e gjashtë. /Telegrafi/

Exit mobile version