Telegrafi

Drita për të shkruar historinë në Shkup përballë Sileksit, formacionet zyrtare

Drita është skuadra e vetme kosovare që është ende pjesë e garave evropiane.

Kampioni në fuqi i Kosovës do të luaj në raundin e dytë të Ligës së Evropës në vendin fqinj Maqedoninë e Veriut.

Gjilanasit do të përballen me skuadrën maqedonase Sileks në takimin që nis nga ora 20:00.

Drita në këtë takim futet për fitore pasi një gjë e tillë do të bënte që ekipi kosovar të shkruajë historinë.

Në rast të kalimit të turit, atëherë Drita bëhet skuadra e parë kosovare që ka arritur në raundin e tretë të Ligës së Evropës.

Gjithsesi nuk do të jetë një përballje e lehtë, teksa tanimë dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare për këtë sfidë.

Formacionet zyrtare:

Sileks: Bozinovski, Timovski, Grozdanoski, Draskovic, Karceski, Riatov, Serafimovaki, Mustafov, Ivanovski, Georgiev, Tanturovaki .

Drita:  Maloku, Limani, Gërbeshi, Cuculi, Blakçori, Vucaj, Namani, Xh.Shabani, Fazliu, Ajzeraj, Haxhimusa. /Telegrafi/