Telegrafi

Drita nxjerr në shitje biletat për ndeshjen me Plzenin

Drita do të përballet me Viktoria Plzenin në kuadër të rrethit të dytë të Ligës së Konferencës.

Ndeshja e dytë do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ të enjten me fillim nga ora 20:00.

Në sfidën e parë të zhvilluar në Doosan Arena në Plzen, dy skuadrat u ndanë në paqe pasi luajtën baras 0-0.

Për ndeshjen e dytë Drita ka nxjerr biletat në shitje para teatrit të qytetit në Gjilan.

Është një çmim shumë i arsyeshëm, pasi bileta më e lirë është 3 euro në Veri, derisa në Lindje kushton 5 euro dhe në Perëndim 7 euro.

Bileta më e shtrenjtë është ajo VIP që kushton 25 euro.

Drita ka njoftuar se biletat do të shiten gjatë këtyre tre ditëve në qytetin e Gjilanit, derisa ditën e ndeshjes do të dalin në shitje edhe në kryeqytet. /Telegrafi/