Telegrafi

Drita nënshkruan me gjashtë futbollistë, kampioni në fuqi prezanton blerjet e reja

Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita është duke qëndruar në Antalya të Turqisë për fazën përgatitore.

Gjilanasit gjatë qëndrimit në Antalya kanë prezantuar edhe futbollistët e rinj që iu kanë bashkuar klubit.

Nga pozita e portierit deri tek ajo e sulmuesit, gjilanasit janë përforcuar në të gjitha repartet.

Mario Kirev është portieri bullgar që iu ka bashkuar gjilanasve nga skuadra shqiptare Kamza.

Denis Haliti është rikthyer nga huazimi gjashtë mujor që kishte te Ramiz Sadiku.

Ndërkohë bardh e kaltërtit në mbrojtje janë përforcuar edhe me Përparim Osmanin si huazim nga Prishtina dhe Sedat Berishën qendërmbrojtës nga Tirana.

Ndërkohë në fazën ofensive kampionin në fuqi të Kosovës e kanë përforcuar Festim Krasniqi nga Besa e Pejës dhe Klajdi Burba. /Telegrafi/