Telegrafi

Drita në epërsi ndaj Sileksit, Gërbeshi shënon nga penalltia

Drita ka kaluar në epërsi në përballje me skuadrën maqedonase Sileks.

Takimi që po luhet në Shkup në 45 minutat e para ishte i barabartë, por me Dritën që tregoi më shumë nga loja.

Por me të filluar pjesa e dytë gjilanasit gjetën golin e epërsisë.

Ishte qendërmbrojtësi Fidan Gërbeshi që realizoi një gol të bukur nga penalltia për 0-1. /Telegrafi/