Site icon Telegrafi

Drita mund të luajë në raundin kualifikues me Malmon

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për raundin e parë të kualifikueset të sezonit të ri të Ligës së Kampionëve.

Pas hedhjes së shortit në zyre të Federatës Evropiane të Futbollit, kampioni ynë mund të takohet me Malmon.

Por, Drita fillimisht duhet të triumfojë në turneun parakualifikues që organizohet në Gjibraltar, ku gjilanasit do të takohen me Santa Coloman.

Lexo po ashtu Kush është Santa Coloma, kundërshtari i Dritës në parakualifikueset e Ligës së Kampionëve

Në rast të triumfit ndaj kësaj të fundit, atëherë në finale do të takohet me fituesin mes La Fiorita dhe Lincoln.

Në anën tjetër, dy klubet tjera shqiptare – Kukësi dhe Shkëndija kanë mësuar kundërshtarët në këtë raund.

Tetovarët luajnë kundër The New Saints FC gjersa kuksianet do të ndeshen me Valletta FC. /Telegrafi/

Exit mobile version