Telegrafi

Drita mposhtet nga Maritza Plovdiv në Ligën e Kampionëve

Drita ka debutuar me humbje në Ligën e Kampionëve të volejbollit për femra..

Vashat gjilanase është mposhtur nga ekipi bullgar, Maritza Plovdiv 0:3 në sete, në ndeshjen e zhvilluar sonte në Gjilan.

Pas kësaj humbjeje bindëse, gjilanaset kanë pak shpresa për ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet pas një jave në Bullgari.

Ajo çfarë vlen të përmendet është se salla ishte përplot tifozë.