Drita ka shënuar fitore ndaj Deçiçit në ndeshjen e parë të raundit të parë eliminator në Conference League me rezultat 2-1.
Ishte skuadra shqiptare nga Mali i Zi që i befasoi nënkampionët e Kosovës, duke realizuar gol në minutën e 3-të të takimit, përmes Ilir Camajt (1-0).
Drita menjëherë provoi të kthehej në lojë, duke tentuar në disa mënyra.
Bardhekaltrit u rikthyen shpejtë në lojë, përmes Almir Ajzerajt i cili barazoi rezultatin në minutën e 10-të (1-1), pasi fillimisht Marko Simonovski dështoi nga afër.
Në pjsën e dytë Drita ishte më e mirë, duke provuar që të gjejë golin e epërsisë.
Muja depërtoi mirë nga e majta dhe pasoi te Simonovski i cili në minutën e 78-të shënoi për 2-1.
Në minutën e 80-të, Deçiçi mbeti me një lojtar më pak, kur Jonathan Dreshaj u ndëshkua me të kuq.
Momentë të tilla tensioni kishte edhe në fundin e ndeshjes, por që në fund u mbyll me fitoren e Dritës.
Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave. /Telegrafi/