Drita është skuadra e vetme kosovare që ka mbetur në garat evropiane.
Kampioni në fuqi e nisi kampanjën në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve, por përshkak të lojtarëve të infektuar me coronavirus e humbi ndeshjen ndaj Lienfield.
Drita tani do të luaj në rrethin e dytë të garës së dytë më të madhe evropiane, Ligës së Evropës.
Gjilanasit kanë mësuar tanimë kundërshtarin për këtë rreth.
Drita do të përballet me skuadrën maqedonase Sileksin.
Gjilanasit nuk patën fat pasi do të luajnë në udhëtim këtë takim.
Kujtojmë që për shkak pandemisë Covid-19, në këto kualifikime zhvillohen vetëm nga një ndeshje. /Telegrafi/