Telegrafi

Drita merr Rexhepin që sezonin e shkuar luajti për Gjilanin

Drita ka arritur të sigurojë shërbimet e mesfushorit gjilanas, Alban Rexhepi.

Rexhepi që sezonin e shkuar kishte mbrojtur ngjyrat e Gjilanit, në këtë verë kishte arritur marrëveshje me Llapit, por e kishe lënë këtë skuadër për të shkuar në Shqipëri.

Mesfushori kishte kaluar te Laçi, por as me këtë skuadër nuk e ka gjetur gjuhën e përbashkët.

Ai është kthyer në vendlindje dhe ka arritur marrëveshje me Dritën për vitin e ardhshëm.

Dy skuadrat nga i njëjti qytet janë futur në garë me njëjta tjetrën për të siguruara lojtarë sa më të mirë. /Telegrafi/