Telegrafi

Drita mbyll stërvitjen e fundit para ndeshjes me Legian: Takim i përbashkët, atmosferë e mirë dhe foto në stadium

Drita në ora 20:00 e ka filluar seancën e fundit stërvitore para-ndeshjes së nesërme kundër Legia Varshavës.

Kampionët e Kosovës u futën në fushë ku filluan përgatitjet, por fillimisht ata ndan disa momente për të bërë foto në stadiumin e njohur si “Ëojska Polskiego”, apo “Armata Polake”.

Trajneri Ardijan Nuhiu i ftoi ata në një takim para stërvitjes duke iu dhënë këshilla për disa minuta, shkruan ueb faqja e klubit polak, që ka përcjell stërvitjen nga afër.

Lojtarët e Dritës filluan ushtrime në çifte, ku qëndronin disa dhjetëra metra larg dhe bënë pasime të gjata mes tyre.

Po ashtu edhe grupi i portierëve filloi stërvitjen e tyre, me trajnerët që gjuanin drejt portës së tyre.

Pas 15 minutash, përfaqësuesit e medias u larguan nga tribunat duke e lënë Dritën që ta përgatis këtë ndeshjes. /Telegrafi/