Drita në ora 20:00 e ka filluar seancën e fundit stërvitore para-ndeshjes së nesërme kundër Legia Varshavës.
Kampionët e Kosovës u futën në fushë ku filluan përgatitjet, por fillimisht ata ndan disa momente për të bërë foto në stadiumin e njohur si “Ëojska Polskiego”, apo “Armata Polake”.
Trajneri Ardijan Nuhiu i ftoi ata në një takim para stërvitjes duke iu dhënë këshilla për disa minuta, shkruan ueb faqja e klubit polak, që ka përcjell stërvitjen nga afër.
Lojtarët e Dritës filluan ushtrime në çifte, ku qëndronin disa dhjetëra metra larg dhe bënë pasime të gjata mes tyre.
Po ashtu edhe grupi i portierëve filloi stërvitjen e tyre, me trajnerët që gjuanin drejt portës së tyre.
Pas 15 minutash, përfaqësuesit e medias u larguan nga tribunat duke e lënë Dritën që ta përgatis këtë ndeshjes. /Telegrafi/