Telegrafi

Drita luan ndaj Ramiz Sadikut për ta konfirmuar vendin në finalen e Kupës së Kosovës, formacionet zyrtare

Ramiz Sadiku dhe Drita kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Drita është mysafireve e kryeqytetasve në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin e Ramiz Sadikut nga ora 14:00.

Ekipi i Ardian Nuhiut vjen nga një epërsi komode 3-0 nga ndeshja e parë dhe synon ta zyrtarizoi vendin e tyre në finalen e Kupës së Kosovës.

Në anën tjetër, ekipi i Elon Berishës do të synojë befasinë e madhe, por e di se një gjë e tillë është e vështirë.

Nuhiu ka vendosur t’i bëjë disa ndryshime në formacion, ndërsa Berisha starton me më të mirët.

Ramiz Sadiku: Bislimi; Veliu, Hana, Dermaku, Kiçmari, Misini, Behrami, Musa, Bylykbashi, Ademi, Maxhuni;

Drita: Rexhepi; P.Islami, D.Islami, Balde, Blakqori; Broja, Jashari, Namani; Krasniqi, Simonovski, Ajzeraj;

/Telegrafi/