Telegrafi

Drita konfirmon largimin e katër futbollistëve

KF Drita ka mbyllur një tjetër vit pa trofe dhe ky është sezoni i katërt që klubi gjilanas nuk merr titullin kampion ose Kupën e Kosovës.

Bardhekaltërtit pritet të bëjnë disa ndryshime, derisa tanimë kanë konfirmuar katër largime nga skuadra.

Mbrojtësi i majtë, Yll Ibrahimi, qendërmbrojtësi Leonat Vitija si dhe dy sulmuesit Samson Ebuka dhe Albin Prapshtica janë larguar nga klubi gjilanas.

Përveç sulmuesit Ebuka që i ka skaduar kontrata, tre lojtarët e tjerë kanë ndërprerë kontratat e tyre me Dritën me marrëveshje të dyanshme.

Drita i ka falënderuar për kontributin e dhënë dhe i ka uruar suksese lojtarëve të larguar.

Gjatë orëve të ardhshme klubi gjilanas pritet të njoftoj edhe për largimin e dy futbollistëve të tjerë si Blend Baftiu dhe Astrit Thaqi. /Telegrafi/