Drita do të luajë ndaj Audas në kuadër të ndeshjes kthyese të fazës së tretë eliminatore të Ligës së Konferencës, pasi ndeshja e parë u mbyll 1-0 në të mirë të skuadrës mysafire.
Gjilanasit do të luajë në “Fadil Vokrri”, ku do të kërkojnë kalimin në fazën e play-off dhe me përkrahjen e tifozëve mund ta arrijë këtë gjë.
Ndeshja e parë nuk ishte më e mira për Dritën, por sot Zekirija Ramadani do të tentojë në të gjitha mënyrat që të arrijnë fitoren.
Për këtë gjë, ai ka zbuluar 11 të besuarit e tij, ku në portë është Faton Maloku, ndërsa në mbrojtje luajnë Besnik Krasniqi, Egzon Bejtualli, Hasan Gomda, Juan Camilo Mesa dhe Raddy Ovouka.
Në mesfushë do të jenë dyshja, Albert Dabiqaj dhe Rron Broja, ndërsa para tyre janë treshja Kastriot Selmani, Blerim Krasniqi dhe Veton Tusha.
Në anën tjetër, mysafirët luajnë me emra si Mor Talla, Raiwo dhe Clemente në sulm.
Drita: Maloku, Be. Krasniqi, Mesa, Bejtullai, Gomda, Ovouka, Broja, Dabiqaj, Selmani, Tusha, Bl. Krasniqi.
Auda: Zviedris, Hvraj, Ouedaogo, Bosanicic, Taverez, Mane, Ogunniyi, Melniks, Clemente, Raiwo, Talla.
/Telegrafi/