Telegrafi

Drita kërkon fitoren ndaj Inter Escaldes, formacionet zyrtare

Drita dhe Interi Escaldes kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme para-kualifikuese për Ligën e Kampionëve.

Kampioni i Kosovës do të nis kampanjën para-kualifikuese sot (e shtunë) me fillim nga ora 18:00 në takimin ndaj kampionit të Andorrës, Inter Escaldes.

“Intelektualët” janë gati për të fituar dhe tashmë trajneri Ardian Nuhiu ka vendosur formacionin me të cilin beson në fitore.

Lexo po ashtu 'Ti nuk do të ecësh kurrë vetëm' me këtë mesazh dhjetëra Intelektualë përkrahin Dritën në Nyon të Zvicrës

Trajneri i Dritës ka bërë disa ndryshime nga formacionin që jepi mësuar ta shohim gjatë gjithë sezonit në Superligën e Kosovës.

Almir Ajzeraj do të luajë në krahun e majtë të sulmit në vend të Betim Haxhimusës, ndërsa Benjamin Shabani do të luajë në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Mungesa të mëdha te Drita janë Fidan Gërbeshi dhe Bujar Shabani, të cilët nuk janë as në bankën rezervë.

Ndeshja do të zhvillohet në Colovray Stadium të Nyonit në Zvicër pa praninë e tifozëve.

Drita: Maloku; Bu.Shabani, Limani, Cuculi, Blakçori; Namani, Vucaj; Xh.Shabani, Fazliu, Ajzeraj; Rexha;

Inter Escaldes: Gomes; Feher, Emili Garcia, Reyes, Luna; Grau, Moreno, Dona; Bruninho, Lemiechevsky, Soldevila;

/Telegrafi/