Drita ka arritur të kalojë tutje në raundi e dytë të Digitalb Kupës së Kosovës, duke e mposhtur Vitinë vetëm pas penalltive.
Koha e rregullt ishte mbyll me rezultat të barbartë 1-1, që të dy golat e shënuar në pjesën e dytë.
Në pjesën e parë kishte pak raste, me Vitinë që rrezikoi një herë me Erblir Avdiun, nga largësia, por ‘gardiani’ Leutrim Rexhepi ruajti portë.
Ka qenë Vitia që ka kaluar në epërsi e para.
Yll Fazlija ka realizuar për ta kaluar skuadrën vendase në epërsi për 1-0 në minutën e 78-të.
Po Drita ka barazuar në 1-1 pas vetëm tre minutash.
Ndeshja ka shkuar në vazhdime, ku nuk kishte gola, pastaj në penallti, ku Drita fitoi 3-1.
Drita i bashkohet Feronikelit, Trepçës’89 , Prishtinës, Gjilanit, Lirisë, Flamurtarit, Ballkanit dhe Ferizajt për në rrethin tjetër.
Nga Superliga janë eliminuar Llapi, Drenica dhe KEK-u. /Telegrafi/