Telegrafi

Drita humb ngushtë si mysafir, kualifikimi ndaj Audas vendoset në Prishtinë pas një jave

Drita ka luajtur si mysafir i Audas në Letoni, ku pësoi me rezultat 1-0 në ndeshjen e parë të fazës së tretë eliminatore të Ligës së Konferencës.

Zekerija Ramadani u fut në lojë me ekipin më të mirë, por që nuk arriti të krijojë raste të rrezikshme në pjesën e parë.

Bruno Tavares hapi ndeshjen në minutën e 9-të me një gjuajtje të saktë nga goditja e dënimit për të shënuar për 1-0.

 

Pas goli Drita filloi të luajë më e organizuar, por nuk arritën të rrezikon dukshëm portën e portierit Krisjanis Zviedris.

Në pjesën e dytë Drita ishte më serioze dhe rrezikoi më shumë portën e vendasve, por pa arritur të shënojë.

Vendasit në anën tjetër ishin të kënaqur epërsinë e krijuar dhe rrezikonin me kundërsulme.

Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave në “Fadik Vokrri”, ku Drita do të kërkojë kalimin në play-off. /Telegrafi/