Telegrafi

Drita gati për Deçiçin, Nuhiu dhe Limani presin fitore

Drita të enjten luan ndeshjen e parë të stinorit të ri teksa ndeshet me ekipin nga Mali i Zi, Deçiç në kuadër të Conference League.

Trajneri i nënkampionëve të Kosovës, Drita është shprehur i kënaqur me futbollistët e rinj të transferuar në skuadrën e tij, ku pret që nesër ta tregojnë vetën në ndeshje ndaj Deçiçit.

Ardian Muja, Marko Simonovski, Muharrem Jashari, Përparim Islami dhe Prince Balde janë emrat e futbollistëve që së fundmi i janë bashkuar gjilanasve.

“Janë futbollistë të dëshmuar në kampionat, pak a shumë janë ambientuar. E shoh që nga dita në ditë i kuptojnë filozofit e trajnerit. Kemi bërë një fazë të mirë dhe janë ambientuar me grupin. Boshti  ka qenë këtu, prurjet e reja janë cilësore dhe pres reagimin e tyre nesër”, ka thënë Nuhiu.

Kapiteni Limani: Tani kemi eksperiencë në Evropë

Kapiteni i Dritës, Ardian Limani është shprehur optimist para sfidës së parë ndaj klubit nga Mali i Zi, FC Decic.

Limani tha që Drita hyn si favoritë ndaj nënkampionit të Malit të Zi.

“Është e vërtetë që kemi bërë përvojë në garat evropiane. Është përparësi për neve kjo. Jemi përgatitur mirë dhe jemi gati”, ka thënë Limani.

Ndeshja e parë zhvillohet të enjten nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokri” në Prishtinë.  /Telegrafi/