Site icon Telegrafi

Drita flirton me golin, pjesa e parë ndaj Legias e barabartë

Drita ka zhvilluar një pjesë të parë të mirë ndaj Legias Varshavës, në ndeshjen kthyese të play-offit të Ligës së Konferencës.  

Drita u mposht në Poloni 2-0 dhe i duhej goli, parë atë e nisi në sulm dhe që në start ishte afër golit.  

Rastin e parë serioz e pati qendërmbrojtësi Juan Mesa. por nuk arriti që ta dërgojë topin te bashkëlojtarët e tij.  

Ndonëse ishte në pozitë shumë të mirë shënimi, ai nuk vendosi të gjuante në portë në minutën e tretë.  

Legia pastaj rrezikon me dy raste të mira. Polakët rrezikuan portën e portierit Faton Maloku, në minutën e 10-të me gjuajtje nga distanca, dhe në minutën e 12-të nga afërsia.  

Por asnjëri prej tentimeve të futbollistëve të skuadrës polake nuk ishte i saktë. 

Goli Drita iu afrua edhe në minutën e 27-të, kur Besnik Krasniqit harkoi nga ndërprerja, por sulmuesi Veton Tusha, për pak sa nuk shënoi.  

Pritet që në pjesën e dytë Drita të shtyej edhe më shumë për ta gjetur golin dhe për të hapur ndeshjen. /Telegrafi/  

Exit mobile version