Telegrafi

Drita fiton Kupën

Skuadra e Dritës në volejboll në konkurrencën e femrave ka arritur të fitoj Kupën e Kosovës, pasi në finale ka mposhtur skuadrën ferizajasve Kastrioti 3:0 me sete.

Në këtë ndeshje dominuan vashat nga Gjilani, që për asnjë moment nuk e rrezikuan fitoren në këtë takim.

Drita ishte superiore ndaj Kastriotit duke arritur ta mbroj trofeun e fituar një vit më parë duke qenë e pa konkurrencë në volejbollin e femrave.

Të kujtojmë që në gjysmëfinale Drita kishte mposhtur Prishtinën me rezultat 3:1.