Telegrafi

Drita fiton Kupën e Kosovës në konkurrencën e femrave

Drita ka triumfuar në finalen e Kupës së Kosovës, për ta fituar trofeun prestigjioz në volejbollin kosovar.

Ishte një rikthim sensacional nga ekipi i Lorik Ilazit, i cili arriti të përmbysë rezultatin nga 2-0 në 3-2

Fer Volley e nisi shumë mirë ndeshjen duke triumfuar në dy setet e para.

Por Drita u rikthye duke fituar tre të radhës për të fituar në fund Kupën e Kosovës në konkurrencën e femrave.

Në fund rezultati ishte  (24-26, 21-25, 25-13, 25-17, 15-13) në sete.