Telegrafi

Drita fiton derbin ndaj Skenderajt

Mbrëmë në Skenderaj është zhvilluar derbi në Superligën e femrave në volejboll ndërmjet Skenderajt dhe Dritës.

Më e mirë u tregua ekipi i Dritës, e cila fitoi me rezultat bindës prej 0:3 në sete, 24:26, 16:25 dhe 23:25, raporton Koha.net.

Me këtë fitore vashat nga Gjilani përforcojnë vendin e parë me 38 pikë, dhe mbeten të pa mposhtura në këtë sezon, kurse vashat e Skenderajt zënë vendin e dytë me 33 pikë.

Volejbollistet e paraqitura në këtë takim ishin:

Skenderaj: Behrami (c), Geci, Deliu, Behrami, Kadriu, Matoshi, Ortega dhe Krasniqi.

Drita: Hyseni (c), Ilayi, Syla, Jaha, Kadriu, Prenga, Leka, Sijoni dhe Salihu.