Drita ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Kosovës, pasi ka mposhtur Dukagjinin në penallti (5-4), me lojën e rregullt dhe vazhdimet që u mbyllen baras 0-0.
Klubi gjilanas është skuadra e radhës që ka kaluar fazën e 1/8-tës për të siguruar një vend në çerekfinale të Kupës së Kosovës.
Megjithatë, ekipi i Zekirija Ramadanit pa të zinjtë e ullirit deri sa siguroi kalimin, pasi iu desh të fitonte vetëm pas ekzekutimit të penalltive.
90 minuta lojë dhe dy herë nga 15 minuta vazhdime u mbyllen baras 0-0 edhe përkundër rasteve nga të dyja skuadrat, me vendasit për një nuancë më të mirë.
Në penallti, futbollistët e liderit të Superligës ishin më të saktë, duke triumfuar me rezultat 5-4, edhe pse mysafirët e Dukagjinit patën mundësi ta fitojnë ndeshjen 4-5 në rast së Elton Basri do të ishte i saktë në penalltinë e pestë.
Ndryshe, dje (e martë) u kualifikuar Drenica, ndërsa sot përveç Dritës, kalimin në çerekfinale e siguruan edhe Llapi, Malisheva dhe Vëllaznimi. /Telegrafi/