Telegrafi

Drita eliminohet nga Liga e Konferencës, por me paraqitje dinjitoze ndaj klubit të mbushur me emra të njohur

Foto: Drita FC/Facebook

Drita është eliminuar nga Liga e Konferencës, pas humbjes 2-0 në stadiumin “Fadil Vokrri” nga Antwerp.

Klubi nga Gjilani e filloi mjaft mirë takimin, por Marko Simonovski dështoi të shënonte kur ishte vetëm përball me portierin.

Me kalimin e minutave, shtohej edhe presioni nga të dyja skuadrat, por pa ndonjë rrezik.

Drita më pas filloi të tregohej edhe më e kujdesshme, duke u tërhequr disi mbrapa, me Antwerp që po sulmonte më shumë.

Mirëpo, klubi kosovar e priste një gabim nga ai belg, për t’i ndëshkuar ata që kalonin shumë thellë në zonën e tyre.

Pjesa e dytë pati një skenar më ndryshe dhe Drita nuk tregoi shenja përmirësimi nga 45 minutat e parë, pasi vendosi të qëndroi shumë mbrapa.

Kjo i solli edhe golin e disfatës, i cili u shënua nga lojtari me prejardhje nga Kosova, Laurit Krasniqi – që u apustia nga Benson në minutën e 50-të.

Pas këtij goli të pësuar, Drita u aktivizua shumë dhe synonte t’i barazonte shifrat, ndërsa një mundësi të artë e lëshoi Blend Baftiu që nuk ia doli të realizonte nga afërsia.

Klubi gjilanas u mundua deri në fund që të shënonte golin e barazimit dhe ta çonte ndeshjen në vazhdime, por Antwerp nuk lejoi befasi, dhe realizoi edhe të dytin përmes Michel-Ange Balikwisha (90+8).

Kujtojmë se vetëm Ballkani është aktualisht klubi kosovar që luan në garat ndërkombëtare (Liga e Konferencës), që të martën e kësaj jave e eliminoi La Fioritan me rezultat të përgjithshëm 10-0. /Telegrafi/