Drita nuk ka arritur të shënojë fitore të rëndësishme në luftën për t’i ikur barazhit për mbetje në Superligën e Kosovës në futboll.
Gjilanasit barazuan si mysafirë kundër skuadrës mitrovicase të Trepçës me rezultat 1-1.
Pjesa e parë përfundoi me golin e realizuar në minutën e pesë të takimit me anë të Viktor Kukajt, transmeton Telegrafi.
Në pjesën e dytë të dyja skuadrat e kërkuan rrugën e rrjetave dhe pas sulmeve të njëpasnjëshme, vendasit realizuan gol dhe kështu, takimi përfundoi i barabartë 1-1.
Pas kësaj, Drita ka 26 pikë dhe mbetet në pozitën e dhjetë të renditjes tabelore ndërsa Trepça edhe matematikisht më nuk e ka të sigurt mbetjen direkte në ligën elitare kosovare.
Ferizaj fitore të madhe kundër Hajvalisë
Në ndeshjen tjetër, edhe Ferizaj ka arritur deri tek një fitore mjaft e rëndësishme në udhëtim.
Ferizajasit triumfuan kundër skuadrës që tashmë është pjesë e ligës së parë të Kosovës, Hajvalisë.
Elbasan Thaçi shënoi golin e fitores në minutën e 80 të takimit, ku paraprakisht vendasit mbeten pa një lojtar në fushë pas përjashtimit të një lojtari të Hajvalisë.
Pas kësaj, Ferizaj mbetet në pozitën nëntë me 30 pikë ndërsa Hajvalia ka vetëm nëntë pikë në renditjen tabelore të Superligës së Kosovës në futboll. /Telegrafi/