Telegrafi

Drita dhe Trepça 89 ndahen në paqe

Drita dhe Trepça 89 janë pajtuar me një barazim 1-1 në një ndeshje mjaft intensive të zhvilluar në stadiumin e qytetit të Gjilanit.

Sfida u zhvillua me dominim nga vendasit në minutat e parë të cilët edhe të parët gjetën golin.

Xhevdet Shabani pas një goditje brenda zonës shokoi mysafirët duke shënuar për 1-0.

Në vazhdim Trepça kërkoi golin e barazimit dhe atë e gjeti vetëm në pjesën e dytë.

Martin Mircevski në minutën e 66-të u përkujdes për barazimin e rezultatit, pasi Edvan Bakaj nuk arriti të ndalë një goditje.

Deri në fund vendasit kërkuan golin e barazimit, por nuk ja dolën ta gjejnë atë.

Pas ndeshjes së dytë rresht pa fitore, Drita ka vetëm gjashtë pikë dhe është në vendin e nëntë në tabelë, kurse Trepça 89 ka 10 pikë në pozitën e shtatë. /Telegrafi/