Drita dhe Prishtina kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e dytë të fazës gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Gjilanasit janë nikoqir të kryeqytetasve në ndeshjen kthyese gjysmëfinale, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin me bari artificial me fillim nga ora 15:00.
Ekipi i Zekirija Ramadanit vjen me një motiv dhe formë të lartë në këtë ndeshje dhe synon të shënoj fitore dhe të siguroj një vend në finale.
Edhe ekipi i Emmanuel Egbo është i motivuar dhe do të kërkoj me çdo kusht një vend në finale, pasi Kupa e Kosovës është mundësia e vetme për një vend në Evropë.
Ndeshja e parë ka përfunduar me rezultat 0-0 dhe në këtë ndeshje trajnerët kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Drita: Maloku; Be.Krasniqi, Bejtullai, Mesa, Thaqi; Broja, Dabiqaj; Ajzeraj, Baftiu, Ovouka; Bl.Krasniqi;
Prishtina: Nika; Bytyqi, Limani, Useini, Muja; Gashi, Islami; Hyseni, Hamiti, Uka; Kryeziu;
/Telegrafi/